• e shtunë, 23 nëntor 2024

BDI: Komunikatat e Vlen-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE

BDI: Komunikatat e Vlen-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE

Shkup, 22 shtator 2024

Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër BDI-së dhe liderit tonë, Ali Ahmeti. Ajo që është më shqetësuese është një gabim në fund të kësaj deklarate, ku është lënë fjalia “përkthejeni në shqip”, duke zbuluar se këto deklarata janë shkruar nga padronët e tyre maqedonas, VMRO-DPMNE, dhe më pas u janë dorëzuar atyre.

Ky fakt tregon qartë se këto subjekte nuk përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar, por janë vegla në shërbim të interesave të tjera. Me këtë akt të turpshëm, ato kanë treguar hapur se nuk kanë pavarësi politike dhe po përdoren për të sulmuar interesat e shqiptarëve dhe për të njollosur vlerat e UÇK-së dhe BDI-së.

BDI-ja dënon fuqishëm këtë manipulim politik dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos tolerojnë këtë tradhti të hapur. Populli shqiptar meriton përfaqësim dinjitoz dhe të sinqertë, jo aktorë politikë që ndjekin skenarë të huaj.

BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e shqiptarëve, me transparencë dhe dinjitet, si gjithmonë. Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për të çuar përpara agjendën shqiptare në këtë vend.

BDI

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR