BDI: Koha për dorëheqje, për hetime serioze dhe për kthimin e përgjegjësisë në sistemin tonë shëndetësor
- Në një kohë kur faqet e para të lajmeve raportojnë vdekjen tragjike të 20 fëmijëve në vetëm gjashtë muaj në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, menaxhmenti i kësaj klinike zgjedh të publikojë fotografi nga festimet e fundvitit të paguara me mjetet buxherore duke e shpallur vitin si të “suksesshëm”.
- Post By Besnik Shuki
- 13:34, 22 dhjetor, 2024
Shkup, 22 dhjetor 2024
Në një kohë kur faqet e para të lajmeve raportojnë vdekjen tragjike të 20 fëmijëve në vetëm gjashtë muaj në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, menaxhmenti i kësaj klinike zgjedh të publikojë fotografi nga festimet e fundvitit të paguara me mjetet buxherore duke e shpallur vitin si të “suksesshëm”.
Kjo është një goditje e rëndë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre dhe për qytetarët që presin ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga institucionet shëndetësore.
Por skandali nuk përfundon këtu.
Në vend që të ndërmerrte hapa konkretë për të adresuar këtë krizë, Ministri i Shëndetësisë është angazhuar në manovrimie partiake se cila parti do dominojë mbrenda në Vlen.
Ky kombinim i papërgjegjshmërisë dhe indiferencës është i papranueshëm.
Është koha për dorëheqje, për hetime serioze dhe për rikthimin e përgjegjësisë në sistemin tonë shëndetësor.
BDI nuk do të heshtë përballë kësaj krize, e cila ka nxjerrë në pah degradimin moral dhe institucional të qeverisjes aktuale.
Përderi sa ata i urojne fundvitin njeri-tjetrit, prinderit urojne te mos ju semuren femijet e t’ju bien ne duar te tyre.
Bashkimi Demokratik për Integrim
_____________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.