BDI kërkon të tërhiqet nisma në Gjykatën Kushtetuese lidhur me gjuhën shqipe
- Nëse kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet dëshiron të dëshmojë se nuk ka agjendë anti-shqiptare dhe nuk është kundër gjuhës shqipe, atëherë le të japë shembull duke tërhequr iniciativën e partisë së tij në Gjykatën Kushtetuese për të sfiduar përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe të ndalojë instrumentalizimin dhe presionin mbi Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar procesin e rinovimit të Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë unilaterale.
- Post By Fitore Curri
- 13:05, 14 dhjetor, 2024
Shkup, 14 dhjetor 2024
Nëse kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet dëshiron të dëshmojë se nuk ka agjendë anti-shqiptare dhe nuk është kundër gjuhës shqipe, atëherë le të japë shembull duke tërhequr iniciativën e partisë së tij në Gjykatën Kushtetuese për të sfiduar përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe të ndalojë instrumentalizimin dhe presionin mbi Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar procesin e rinovimit të Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë unilaterale.
Standardet e dyfishta, thuaj një gjë, bën diçka tjetër, nuk e kanë bërë kurrë një lider të vërtetë dhe as nuk kanë ndihmuar në ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve të një shoqërie shumetnike si kjo e jona.
Gjesti i tërheqjes së kësaj iniciative dhe ndalimi i presionit ndaj institucioneve do të ishte një dëshmi konkrete që kryeministri nuk përdor deklarata boshe për të mbuluar veprime që shkojnë kundër barazisë dhe integrimit.
BDI i bën thirrje kryeministrit që t’i japë fund hipokrizisë dhe të tregojë me vepra se është për barazinë e të gjitha komuniteteve.
Çdo sjellje ndryshe do të konsiderohet si vazhdimësi e politikave që thellojnë ndasitë dhe dëmtojnë kohezionin ndëretnik.
BDI
__________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Arkivi i MIA-s