• e martë, 24 dhjetor 2024

BDI i dërgoi urime Shekerinskës me rastin e emërimit të saj zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

BDI i dërgoi urime Shekerinskës me rastin e emërimit të saj zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

 Shkup, 20 nëntor 2024 

 Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh urimet më të sinqerta për   Radmila Shekerinska me rastin e emërimit të saj si Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s.

 Ky është një sukses i madh jo vetëm për znj. Shekerinska, por edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila përmes këtij emërimi tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave dhe standardeve euroatlantike.

 Si parti që gjithmonë ka mbështetur integrimin euroatlantik të vendit tonë, ne e vlerësojmë këtë arritje si një njohje të rëndësishme për përpjekjet e përbashkëta të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Znj. Shekerinska është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe përkushtimit, dhe jemi të bindur se ajo do ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë në këtë detyrë të lartë. 

BDI

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR