• e enjte, 26 dhjetor 2024

BDI: Fronti Europian zgjerohet edhe me Unionin Demokratik Boshnjak

BDI: Fronti Europian zgjerohet edhe me Unionin Demokratik Boshnjak

 Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak,  Munir Kolashinac, sot u dakorduan që edhe komuniteti boshnjak t’i bashkangjitet Frontit fitues Europian, informojnë nga BDI-ja.

Siç shtojnë nga kjo parti, Kolashinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Europian për deputetë në Zonën e parë zgjedhore.

 "Ditë më parë, Fronti Europian i iniciuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Kryetari Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit Zejd, Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës, Partinë Demokratike Turke të Bejxhan Iljas, Unionin e Romëve të Fatima Osmanovskës, Lëvizjen e Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci të përfaqësuar nga Sulejman Baki", përkujtojnë nga BDI-ja.

Sipas Bashkimit Demokratik për Integrim,  Fronti Europian njëzëri mbështet kandidaturën e përbashkët për president të kandidatit Bujar Osmani. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR