• e shtunë, 23 nëntor 2024

BDI: Burim Latifi i MEPSO-s harxhon 15.000 euro për blerje të luleve

BDI: Burim Latifi i MEPSO-s harxhon 15.000 euro për blerje të luleve

Shkup, 7 tetor 2024 

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka njoftuar opinionin për punën e papërgjegjshme të MEPSO-s dhe drejtorit të këtij institucioni me rëndësi, Burim Latifi i cili bën tenderë për Hortikulturë. peisazhi, ose thënë në popull blen lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë.

 Në vazhdim ua sjellim fjalimin nga Konferenca për media dhe gjithashtu e keni Marrëveshjen kornizë të Prokurimit publik.

Sot jemi këtu për të informuar opinionin për punën e papërgjegjshme të MEPSO-s dhe drejtorit të këtij institucioni me rëndësi, Burim Latifi, kuadër i partisë së Izet Mexhitit kushëriri i tij i parë, i cili në vend që të përgatitë sektorin e energjisë elektrike për dimrin e ardhshëm, bën tenderë për Hortikulturë. peisazhi, ose thënë në popull blen lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë 

 Aktiviteti i parë i drejtorit të ri, kushëri i Xhentëlmenit Mexhiti, para se të takohet me punonjësit e tij, është blerja e luleve.

Kjo është një punë krejtësisht jo e përgjegjshme e një kompanie që ka si detyrë kryesore sektorin e energjisë, e jo blerjen e luleve për 15 mijë euro në një kohë kur qytetarët nuk mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

 Imagjinoni, MEPSO dhe Burim Latifi, në vend që të ndihmojnë qytetarët në sferën e varfërisë energjetike, paguajnë lule - trëndafila 9000 denarë për copë.

 U bëjmë thirrje institucioneve që të veprojnë menjëherë dhe rrjedhimisht ne do të monitorojmë në baza ditore të gjithë uzurpatorët e paligjshëm të institucioneve në funksionimin e tyre dhe do të njoftojmë institucionet kompetente për të gjitha abuzimet.

 BDI

 Foto: BDI

 

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR