• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bazdnikin: Zgjidhja për Kosovën duhet të kërkohet në kuadër të Rezolutës 1244 të KB-së

Bazdnikin: Zgjidhja për Kosovën duhet të kërkohet në kuadër të Rezolutës 1244 të KB-së
Prilep, 1 gusht 2022 (MIA) - Zgjidhja për situatën në veri të Kosovës duhet të kërkohet në kuadër të Rezolutës 1244 të KB-së, deklaroi sot në Prilep ambasadori rus, Sergej Bazdnikin. "Rusia është një nga vendet të cilat e miratuan Rezolutën 1244 për Kosovën. Jemi të bindur se zgjidhje duhet të kërkohet në kuadër të asaj rezolute. Çdo përpjekje që të kërkohet zgjidhje në rrugën e veprimeve të dhunshme, asnjëherë nuk qon drejt të mirës", deklaroi Bazdnikin, i cili në varrezat gjermane në Prilep vendosi lule në varret e ushtarëve të vrarë rusë në Luftën e Parë Botërore. I pyetur nëse së shpejti mund të ketë paqe në Ukrainë, Bazdnikin deklaroi se Rusia është e gatshme që të rifillojnë bisedimet të cilat ishin ndërprerë në Stamboll. "Jemi të hapur që të vendoset paqe në Ukrainë, edhe atë që moti. Në mars kemi filluar bisedime në Stamboll, ato ishin ndërprerë nga ana ukrainase, besojmë dhe e di se është me kërkesë të mentorëve të tyre perëndimorë. Ne jemi të gatshëm që ato bisedime të rifillojnë sa më shpejtë. Megjithatë, duhet ta dimë, sa më shumë vazhdohet me veprime ushtarake, më rëndë do të jetë të arrihet zgjidhje, por zgjidhje gjithnjë do të kërkohet gjatë bisedimeve", deklaroi Bazndikin. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR