• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bazar i parë i bizneseve të vogla ekologjike

Bazar i parë i bizneseve të vogla ekologjike

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Në organizim të Shoqatës për Edukim Ekologjik dhe Jetesë të Qëndrueshme  „Yes for Less“ dhe „Jurop haus“, sot në "Bistro Komedia" do të mbahet bazari i parë i biznese të vogla ekologjike. 

Qëllimi i ngjarjes është njohja me këto biznese të cilët për çdo ditë kontibuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm në shtet, promovim të aletrnativave ekologjike të cilat ofrohen në këmbim për produktet standarde të cilat për çdo ditë shfrytëzohen dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike dhe ndikimin pozitiv që e kanë këto biznese. 

"Ky nuk është thjesht një bazar i zakonshëm, por edhe një mundësi për t'u socializuar dhe njohur me eko bashkësinë, e cila përveç individëve përfshin edhe mbi 30 biznese, nga të cilat 20 do të jenë të pranishëm në bazar. Getat e biodegradueshme, bizhuteritë nga plastika e ricikluar, rrobat e përdorura dhe materialet natyrore, tubat e drithërave për pije, freskuesit e dhomave nga lëvozhga e portokallit janë vetëm një pjesë e produkteve inovative dhe ekologjike maqedonase që do të mund t'i gjeni në bazar", thonë nga Shoqata për Edukim Ekologjik dhe jetë të Qëndrueshme "Yes for Less"– Shkup.

Përveç bazarit, për pronarët e bizneseve do të mbahet edhe punëtoria me temë "Bizneset ekologjike: komunikimi dhe qasja tek konsumatorët". Ligjërues dhe udhërrëfyes do të jetë Igor Mishevski – sipërmarrës, investitor, ekspert në zhvillimin e sistemeve të tregut dhe themelues i Impakt Fondacion, dhe qëllimi i punëtorisë është që pronarët të përmirësojnë aftësitë e tyre të shitjes në mënyrë që të arrijnë te sa më shumë njerëz. fc/

Fotografia: Shoqata për Edukim Ekologjik dhe Jetesë të Qëndrueshme Yes for Less - Shkup.

 

QËNDRONI TË LIDHUR