• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bazar i kreacioneve artistike në prag të Ditës së të dashuruarve

Bazar i kreacioneve artistike në prag të Ditës së të dashuruarve

Shkup, 11 shkurt 2023 (MIA) - Nën moton "Dashuria shumohet kur ndahet", në organizim të Siti Moll Shkup sot hapet bazar i kreacioneve unikate artistike në prag të Ditës së të dashuruarve.

Bazari do të jetë i hapur për vizitorët deri më 14 shkurt dhe në të mbi 20 artistë dhe 19 brende do t'i prezantojnë prodhimet e veta më të reja dhe origjinale.

Në katin përdhesë të Siti Mollit, ku do të vendoset bazari, vizitorët do të mund të shohin kreacione autentike nga Monkdolls, Këndi i larmë, punëtoria e lëkurës Horvat, atelie Marta Pejoska, Preplet - studio dizajni, IGNIS.Creative, Lenka, NOMAD Studi, M&M Luxury soap bouquet, Marcy's handmade, Indigo tatu studio, Wanderlust, Elena Ristovska - stoli, Woodyz, studio kreative Alegra, MORPHO, Atelie Siena, Blumen dhe Art 2005 dhe Vincini. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR