• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bazar bamirës i ndërmarrjeve sociale në kuadër të fushatës “Ditët e dhurimit”.

Bazar bamirës i ndërmarrjeve sociale në kuadër të fushatës “Ditët e dhurimit”.

Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Bazar bamirës i ndërmarrjeve sociale do të mbahet sot në "Ist gejt moll" me të cilin do të përmbyllet fushata “Ditët e dhurimit”.

Në bazarin do të vendosen stenda ku mund të blihen produkte nga ndërmarrjet sociale, me të cilat, siç thonë organizatorët do të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë.

Ngjarja mbahet në kuadër të projektit të USAID-it “Partneritete për donacione”, i implementuar nga Konekt në partneritet me Qendrën Evropiane për të drejtën jofitimprurëse, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Indigo dhe Odën Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut.

Në fushatën e parë “Ditët e dhurimit” morën pjesë 2000 qytetarë, organizata dhe kompani.

"Së bashku krijojmë mundësi që çdo qytetar dhe kompani të investojë në një të ardhme më të mirë në vendin tonë. Në këtë ngjarje, të pranishmit do të kenë mundësinë të blejnë produkte interesante për festa nga 12 ndërmarrje sociale përmes një donacioni të caktuar, USAID dhe Konekt.

Ngjarja mund të vizitohet nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Hapja zyrtare do të bëhet në ora 13:00 me fjalime të drejtoreshës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xheri Dajbëll, drejtoreshës ekzekutive të Konekt, Nikica Kusinikova dhe zëdhënësit të fushatës "Ditët e dhurimit", Ognen Janeski. ls/

Foto: USAID dhe Konekt

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR