• e enjte, 18 korrik 2024

Bastisje në Tetovë, gjendet armë

Bastisje në Tetovë, gjendet armë
Shkup, 21 janar 2022 (MIA) - Nëpunësit policor të SPB-së Tetovë sot nga ora 16:15 deri më 18:50, me urdhër gjyqësor  kanë bastisur në shtëpitë e N.A. (24) dhe kushëririt të tij R.L.(27) në Poroj të Tetovës.
Siç informojnë nga MPB, në shtëpinë e R.L.  janë gjetur tre  armë  - dy pushka të gjuetisë, prej të cilave njëra nga prodhimtaria amerikane dhe "hekler", mbi 170 plumba me kalibër të ndryshëm, jelek, këllëf, rrip dhe 13 paketime me mbetje  pluhuri të bardhë.
R.L. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë.
"Pas zbardhjes së rastit, në konsultime dhe koordinim me Prokurorin Publik, R.L. gjatë ditës së nesërme, do të nxiret para  gjykatësit në procedurën paraprake në Gjykatën Tnemelore të Tetovës", citohet në kumtesën e MPB-së. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR