• e mërkurë, 03 korrik 2024

Bastisje në Tetovë, arrestohet një person

Bastisje në Tetovë, arrestohet një person

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me Inspektoratin Devizor të Ministrisë së Financave, sot (14 korrik) rreth orës 12, në rrugën "Kuzman Josifoski-Pitu" në Tetovë, e kanë privuar nga liria 65-vjeçarin A.Sh. nga Sllatina e Tetovës.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet për “arkëtim ose pagesë të palejuar në para të huaja efektive” dhe për “shitje ose blerje të palejuar të monedhave të huaja në para të gatshme dhe mjeteve të pagesore dhe çeqeve”, sipas neneve 54 dhe 55 të Ligjit  për punë devizore.  

 "Në automjetin e tij “Fiat Panda” me  targa të Tetovës dhe në shtëpinë e tij, me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje, gjatë të cilit në automjet dhe tek ai janë gjetur: 5.815.150 denarë, 28.575 euro, 1320 franga. 1000 dollarë dhe 5 lira ari", kumtuan nga MPB-ja.

Nga MPB-ja theksojnë se paratë, lirat e arit dhe automjeti me vërteti janë konfiskuar, ndërsa  A.Sh. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit. ar/

 Foto: Arkivi i  MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR