• e enjte, 18 korrik 2024

Bastisje në Sopishtë, sekuestrohet drogë në vlerë 20.000 euro, arrestohet lideri

Bastisje në Sopishtë, sekuestrohet drogë në vlerë 20.000 euro, arrestohet lideri

 Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë  të SPB Shkup - Njësiti për Tregti të Paligjshme, pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe urdhëresës nga Gjykata Themelore Penale Shkup, dje kanë kryer bastisje në shtëpinë  e D.C. (38) në fshatin Dobridoll, Komuna e Sopishtës.

Gjatë bastusjes, siç njofton sot MPB-ja, janë gjetur katër qese me rreth katër kilogramë marihuanë, me vlerë rreth 20.000 euro. 

Personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor ku pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzimi penal përkatës me procedurë të shpejtë. 

Foto: MPB 

 

QËNDRONI TË LIDHUR