• e diel, 06 tetor 2024

Bastisje në Sllupçan, janë gjetur armë dhe municion

Bastisje në Sllupçan, janë gjetur armë dhe municion

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Nëpunësit policor nga Departamenti për Polici Kriminalistike - Sektori për Tregti të Paligjshme me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme dhe SPB Kumanovë - Departamenti për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë, pas marrjes së urdhërit gjyqësor, sot kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe hapësira tjera te Z.I. (49) në f. Sllupçan, komuna e Likovës, njoftoi MPB.

Gjatë bastisjes janë gjetur gjashtë pistoleta të markave të ndryshme, shtatë korniza fishekësh, një pushkë pneumatike "ekol" me optikë për pushkën, rreth 2500 fishekë të kalibrave të ndryshëm prej 9mm, 7.62mm dhe 6.35 mm, 64 raketa piroteknike...

Z.I. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal në PTHP Kumanovë. sa/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR