• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bastisje në shtëpinë, veturën dhe dy objekte hotelierike të pronarit të diskotekës "Puls"

Bastisje në shtëpinë, veturën dhe dy objekte hotelierike të pronarit të diskotekës

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) – Bastisje në shtëpinë, veturën dhe dy objekte hotelierike të pronarit në diskotekën “Puls”, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan, janë kryer dje në kuadër të hetimit për zjarrin tragjik në Koçan. Siç informon MPB, gjatë bastisjeve janë marrë kompjuter lap top, shumë pajisje mobile, dokumentacion dhe gjëra të tjera. 

“Më 25.03.2025 nga ana e nëpunësve të policisë janë kryer bastisje në shtëpinë e D.J., veturën e tij ‘insignia’ dhe dy objekte hotelierike, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan. Në shtëpinë e D.J. janë gjetur dhe marrë laptop kompjuterë, shumë pajisje mobile, dokumentacion dhe gjëra të tjera. Disa gjëra janë marrë edhe nga automjeti dhe nga objektet hotelierike, ndërsa është gjetur dhe marrë edhe dokumentacion financiar”, informojnë nga MPB. 

Në ISHT – Zyra Koçan është gjetur dhe marrë një kompjuter, një kompjuter lap top dhe një tablet, si dhe dokumentacioni në përgjithësi lidhur me subjekte juridike në pronësi të D.J. 

Në kuadër të hetimit për zjarrin në diskotekën “Puls” dje ishin kryer shumë bastisje për sigurimin e dëshmive dhe duke marrë në pyetje disa persona, në shumë lokacione në Shkup dhe Koçan. 

Prokuroria Publike dje njoftoi se ekipet hetuese gjatë bastisjeve në pesë lokacione në Koçan dhe në Shkup kanë marrë pajisje elektronike shtesë dhe dëshmi të tjera për të cilat janë dhënë urdhra për ekspertizë. Janë marrë në pyetje edhe persona të cilët do të mund të kenë njohuri të caktuara. Prokuroria paralajmëroi se do t’i japë urdhër edhe Drejtorisë së Policisë Financiare për marrjen e disa veprimeve të caktuara lidhur me punën materiale të shumë subjekteve juridike, të dyshuarve dhe persona të tjerë. 

Ekipi i prokurorëve publikë punon në aktivitete të cilat përfshijnë marrje në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, si dhe veprime të tjera hetuese dhe ekspertiza adekuate nga shumë lëmi.

Numri i përgjithshëm i të dyshuarve për zjarrin në Koçan deri më tani është 34 persona. Me hetimin janë përfshirë 27 persona fizikë dhe tre persona juridikë, ndërsa procedura hetuese ka edhe kundër shtatë nëpunësve të policisë nga SPB Shtip dhe SPKP Koçan. 

Në zjarrin më 16 mars në diskotekën “Puls” në Koçan jetën e humbën 59 persona, ndërsa rreth 200 ishin lënduar. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR