• e premte, 08 nëntor 2024

Bastisje në Shkup, janë arrestuar dy dilerë

Bastisje në Shkup, janë arrestuar dy dilerë

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - MPB kumtoi se sot nëpunës policorë nga SPB Shkup - Njësia për tregti ilegale i privuan nga liria J.J.(22) dhe D.D:(47), që të dy nga Shkupi.

Pas njohurive operative të marra paraprakisht dhe urdhrit të marrë gjyqësor, është kryer bastisje në një shtëpi në Shkup, me ç'rast janë gjetur dhe janë marrë marihuanë dhe peshojë digjitale.

Personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohen padi adekuate penale. ab/

foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR