• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bastisje në Ohër për shkak të fotografimit të listës zgjedhore dhe fletëve të votimit

Bastisje në Ohër për shkak të fotografimit të listës zgjedhore dhe fletëve të votimit

Ohër, 7 maj 2024 (MIA) - Nëpunës të SPB Ohër gjatë ditës së djeshme kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të dy personave nga Ohri, të dyshuar se janë kryerës të veprës penale keqpërdorim i të dhënave personale dhe shkelje e Kodit Zgjedhor. 

Sipas kumtesës së SPB - Ohër, pas të dhënave operative të mara më parë për fotografimin e listës zgjedhore dhe fletëve të votimit në rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në datën 24 të muajit të kaluar, nga gjykatësi i procedurës paraprake ishte siguruar urdhër për bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse te M.M. (51) nga Ohri dhe T.C.T (44) nga Ohri, që të dy anëtarë të këshillit zgjedhor të propozuar nga një parti politike. 

Gjatë bastisjes ishin gjetur dy telefonë, në të cilët ishin zbuluar fotografi nga lista zgjedhore me të dhëna personale në listën zgjedhore, fotografi nga fletët e votimit me numër të rrethuar të dërguar nga votues si dëshmi se e kanë dhënë votën e tyre për një kandidat, ndërsa pastaj ishin shpërndarë në një grup të krijuar për komunikim në aplikacion mobil për komunikim. 

Sipas kumtesës, me të dy personat është zhvilluar bisedë në stacionin policor. 

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme janë thirrë edhe persona të tjerë me qëllim të sigurimit të materialeve dëshmuese për veprën penale nga neni 149 nga KP "keqpërdorim i të dhënave personale" dhe shkelje sipas nenit 190 paragrafi 2 i Kodit Penal. 

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa adekuate. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR