• e martë, 08 tetor 2024

Bastisje në Kërçovë, gjendet marijuanë, arrestohet dileri

Bastisje në Kërçovë, gjendet marijuanë, arrestohet dileri

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Nëpunësit policor nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike pranë DPB Kërçovë, mbrëmë në orën 23:40 minuta në Kërçovë, privuan nga liria S.Z. (64) nga Kërçova.

Siç kumtoi sot MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë disa paketime dhe disa kavanoza me marijuanë, peshore digjitale dhe gjëra tjera me mbetje nga marijuana.

Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të dorëzohet padi adekuate. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR