• e shtunë, 29 qershor 2024

Bastisje në Kërçovë, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

Bastisje në Kërçovë, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit policor Kërçovë sot rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit në Kërçovë, e kanë privura nga liria E.Z. (26) nga Kërçova.

MPB njofton se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij dhe në hapësirat ndihmëse, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar materie në gjendje pluhuri ngjyrë e bardhë, terezi dixhitale dhe sende me mbetje të materies në gjendje pluhuri.

Personi është në mbajtje në stacion policor kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR