• e premte, 27 shtator 2024

Bastisje në Gjevgjeli, gjendet drogë

Bastisje në Gjevgjeli, gjendet drogë

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Nëpunës të policisë të SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli dje në orën 13:40 e kanë privuar nga liria I.G. (44) nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestrar kërcyell të bimës kanabis, sende të mbushura me materie bimore ngjyrë jeshile dhe shiringa të përdorura me gjilpëra me mbetje të materies së panjohur.

Siç informojnë nga MPB, për rastin në fjalë është njoftuar prokurori publik nga PTHP Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër I.G. do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR