• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bashkëshortja e presidentit mori pjesë në panel diskutimin për "Ditën Botërore për Luftë Kundër Diabetit"

Bashkëshortja e presidentit mori pjesë në panel diskutimin për

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Bashkëshortja e presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska sot mori pjesë në panel diskutimin të organizuar me rastin e 14 Nëntorit - Ditës Botërore të Diabetit, në të cilin shprehu shqetësimin nga rritja e tendencës globale me të cilën individët dhe familjet po përballen me sfidat e kësaj sëmundje.

Gjorgievska theksoi se përvojat tregojnë se shumica e problemeve shëndetësore, përfshirë diabetin, janë të lidhura me mënyrën e gabuar të jetesës dhe për këtë arsye nevojitet më shumë aktivitet fizik, ushqimi i duhur dhe diagnostikimi i hershëm i një gjendjeje ose sëmundjeje të caktuar.

Sipas saj, tendencat e tilla theksojnë urgjencën e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar diabetin në fronte të shumëfishta.

"Nga ky aspekt vetëm do të përmendi se diabeti, mes profesionistëve të tjerë mund ta vërejë edhe stomatologu, duke marrë parasysh simptomat që shfaqen në zgavrën e gojës", theksoi  Gjorgievska, duke theksuar nevojën për skriningun e hershëm të pacientëve, me të cilin ndjeshëm do të parandalohen ndërlikimet karakteristike që shfaqen në fazat e mëvonshme të një gjendjeje të caktuar shëndetësore.

 Në fjalimin e saj para të pranishmëve, bashkëshortja e presidentit theksoi nevojën e destigmatizimit të pacientëve që ballafaqohen me diabet.

Në ngjarjen e organizuar nga Health Hub, prezantime të ekspertëve mbajtën Dr.Irfan Ahmeti – kryetar i Komisionit Kombëtar të Diabetit, Dr.Tatjana Milenkoviq – kryetare e Shoqatës Shkencore të Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Maqedonisë, Prof.dr. Lidia Popovska - interniste, kardiologe, nënë e fëmijës me diabet të tipit 1 dhe dr. Argjent Muça - drejtor i Klinikës së Endokrinologjisë, ndërsa fjalim mbajti edhe euroambasadori Dejvid Gir.  qa/

Foto: Kabineti i presidentit

 

QËNDRONI TË LIDHUR