• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bashkëpunim multisektorial në fokusin e Konferencës së parë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Bashkëpunim multisektorial në fokusin e Konferencës së parë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

SHkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Rëndësia e bashkëpunimit multisektorial dhe përkushtimi i pjesëmarrësve në gjetjen e zgjidhjes për luftë kundër korrupsionit, inkurajimi i luftës së përditshme për integritet dhe krijim të mekanizmave të fortë për pengimin e saj dhe kërkimin e llogarisë përmes reformave sistemike dhe institucioneve transprente, kanë qenë në fokusin në hapjes së Konferencës së parë për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë për narkotikë ndërkombëtarë dhe zbatim të ligjit (INL).

Ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhela Ageler në fjalimin e saj hyrës e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit multisekorial dhe përkushtimin e të gjithë pjesëmarrësve në gjetjen e zgjidhjes për këtë problem kritik. Ajo theksoi se nuk nevojitet vetëm gjobitje, por edhe inkurajim i luftës së çdoditshme për intregritet.

"Ajo që jeni të gjithë jeni këtu tregon se janë të përfshirë të gjithë sektorët dhe kjo dëshmoi për përkushtimin tuaj dhe kërkimin për gjetjen e zgjidhjes. Kjo e potencon rëndësinë dhe urgjencën e punës që na pret", theksoi ambasadorja.

Shtoi se duhet të përforcohen ata që zgjedhin të veprojnë dhe të luftojnë, e jo të dorëzohen.

Pikërisht përmes kësaj konferencë, siç tha, "përmes dërgimit të 'kampionëve' në një vend, mund të ndërtohet rrjet që do të luftojë kundër korrupsionit nga pozicioni i fuqisë dhe besimit".

"Në Maqedoninë e Veriut është lancuar rrjeti i ri juridik në të cilin do të ndërlidhen në mënyrë profesionale nga sektori penal-juridik, që do të ndajnë përvoja, do të nxisin besim dhe do të përkrahin njëri tjetrin. Besojmë se kjo nismë do të përdoret si model në rajon", theksoi ajo.

Ambasadorja i ka inkurajuar të pranishmit gjatë konferencës që të ndërtojnë partneritet dhe dituri dhe t'i ndajnë përcojat dhe leksionet e mësuara. 

Zëvendëskryetari i Qeverisë për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, theksoi se korrupsioni është forcë destruktive, e cila e minon sistemin dhe i rrezikon vlerat bazike. Ai nënvizoi se Qeveria e Maqedonisë së veriut është e përkushtuar në krijimin e mekanizmave të fortë për parandalimin e korrupsionit dhe kërkesën e llogaridhënies nga personat e korruptuar, përmes refromave sistemike dhe institucioneve transparente.

"Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm prioritet ndër prioritetet e tjera, por është prioriteti ynë kryesor dhe reforma jonë tashmë ka filluar dhe qeveria jonë ka filluar të ndërmarrë veprime për ta arritur këtë qëllim. Detyra jonë si Qeveri është që të vërtetojmë dhe të vendosim mekanizma të duhur për parandalimin e korrupsionit dhe kërkimin e llogaridhënies. Kjo do të bëhet e mundur vetëm përmes reformave sistematike dhe përmes krijimit të institucioneve që do të punojnë në mënyrë transparente për të mirën e publikut", shtoi ministri.

Sipas tij, kjo mund të arrihet me kontrolle sistematike në të gjitha institucionet publike, duke plotësuar Kodin penal për harmonizimin e parashkrimit të veprave që lidhen me korrupsionin, krahas standardeve evropiane.

"Ne do të konsultohemi me palët e interesuara, me partnerët tanë ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhjet më të mira, duke përfshirë përmirësimin e rezultateve tona. Për sa i përket dënimeve në rastet e korrupsionit, do të fokusohemi edhe në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, që do të dërgojë një mesazh të qartë se korrupsioni nuk do të dënohet", tha zëvendëskryeministri.

Ai theksoi se nevojitet një strategji për të luftuar korrupsionin, e cila do të bazohet në institucione transparente dhe llogaridhënëse.

Konferenca dyditore rajonale që po mbahet në Shkup ka për qëllim të nxisë rrjet rajonal multisektorial të "liderëve në luftën kundër korupsionit" - profesionistë nga qeveria, gjyqësori, shoqëria civile dhe sektori i biznesit të dedikuara në luftë kundër korrupsionit 

Në ngjarje marrin pjesë folës nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. mb

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR