• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bashkëkryesuesit e komisionit maqedono-bullgar bien dakord për datën e takimit të radhës

Bashkëkryesuesit e komisionit maqedono-bullgar bien dakord për datën e takimit të radhës

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Bashkëkryesuesit e Komisionit maqedono-bullgar për Çështje Historike dhe Arsimore, Vanço Gjorgjiev nga pala maqedonase dhe Angel Dimitrov nga pala bullgare, pajtohen për datën e mbajtjes së takimit të ardhshëm të këtij organi, i cili rezultoi nga Traktati i miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Gjatë ditës së djeshme zyrtarisht i dërgova një email fillestar bashkëkryesuesit bullgar Angel Dimitrov për të përcaktuar datën e takimit të ardhshëm. Është rënë dakord për një datë së bashku mes dy bashkëkryesuesve për të koordinuar datat për mbajtjen e takimit. Sot kam marrë një email kthyes në të cilin kërkojnë konsultime të ndërsjella për të harmonizuar terminin", tha për MIA-n, bashkëkryesuesi i përbërjes maqedonase të Komisionit, Vanço Gjorgjiev.

Qeveria javën e kaluar ndryshoi përbërjen e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore dhe në vend të Dragi Gjorgjiev, si bashkëkryesues emëroi Vanço Gjorgjievin, profesor në Fakultetin Filozofik, si dhe Mitko Panov, historian nga Instituti i Historisë Kombëtare, Aleksandar Litovski (ish anëtar të cilit nuk iu vazhdua kontrata nga qeveria e kaluar), Nikolla Minov, profesor i historisë në Fakultetin Filozofik; Sasho Dodevski, docent nga Instituti i Historisë i Fakultetit Filozofik; Besnik Emini, historian nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Dimitar Llorovski (ka qenë anëtar më parë), historian, i punësuar në Institutit për Histori Kombëtare. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR