• e enjte, 26 dhjetor 2024

Barela do të mbetet në Inter për një shumë rekorde

Barela do të mbetet në Inter për një shumë rekorde

Romë, 10 maj 2024 (MIA) - Reprezentuesi italian, Nikolo Barela u dakordua ta ripërtërijë kontratën me Interin deri në vitin 2029, kumtoi sot gazeta "Gazeta delo sport".

Sipas kushteve të reja të kontratës, Barela do të bëhet italiani më i paguar në Serie A. Lojtari mesfushor do të fitojë 6,5 milionë euro në vit plus bonuse të ndryshme me të cialt shuma do të tejkalojë shtatë milionë euro.

Deri më tani futbollistë më të paguar italianë në Serie A janë bashkëlojtarët e Barelës, Alesandro Bastoni (5,5 milionë euro) dhe Federiko Kieza nga Juventusi (pesë milionë euro).

Në ditët në vijim pritet Interi ta vazhdojë kontratën edhe me trajnerin Simone Inzagi. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR