• e shtunë, 23 nëntor 2024

Banorët e Banjicës së Poshtme dhe të Epërme vendosën bllokada për punëtorët e kompanisë "Behtel dhe Enka"

Banorët e Banjicës së Poshtme dhe të Epërme vendosën bllokada për punëtorët e kompanisë

Gostivar, 18 janar 2024 (MIA) - Banorët nga fshatrat Banjicë e Epërme dhe e Poshtme sot në mëngjes e bllokuan rrugën rajonale e cila kalon përmes fhatrave të tyre dhe nuk i lëshuan të punësuarit në kompaninë "Behtel dhe Enka" të cilët punojnë në trasenë e Korridorit 8. Bllokada në rrugë është në shenjë të revoltës nga mënyra në të cilën bëhen eksproprijimi.

Bllokada në rrugë, ssiç thanë, vjen nga raporti injorant i autoriteteve de institucioneve të tjera gjatë zgjidhjes së kërkesave të tyre. Pjesëmarrësit në protestë theksuan se askush nuk i ka mbrojtur dhe nuk është kujdesur për interesin e tyre gjatë procesit të eksproproijimit. Banorët e banjicës së Epërme dhe të Poshtme u ankuan se për tokën e cila u merret, marrin kompensim joadekuat prej dhjetë eurove për metër katror.

Abdulaqim Asipi, përfaqësuesi i pjesëmarrësve në bllokadë tha se ndaj kërkesave të cilat ua kanë bërë kompetentëve, nuk kanë marrë përgjigje, ndërkaq as nuk janë thirrur në bisedë. Ai sqaroi e një pjesë e tokës nuk blihet për nevojat e rrugës, por për ndërtim të kampeve për të punësuarit të cilët më vonë shteti do ta shesë për ndërtim të pompave të benzinëss dhe kapacitete të tjera komerciale.

Ata paralajmëruan se prej sot dhe gjatë tre ditëve në vijim, me bllokada të lota për automjete do t'i ndalojnë punët e ndërmarrjes Behtel dhe Enka, ndërsa planifikojnë edhe bllokadë të komunikacionit në rrugën magjistrale Gotivar-Kërçovë.

Deri më tani rreth gjysma e pronarëve të tokës bujqësore e cila do të merret për ndërtim të aksit të autostradës të Korridorit 8 morën vendim për marrje të përhershme.

Banorët e Banjicës u bënë thirrje insstitucioneve kompetente sa më parë të ulen dhe të gjejnë zgjidhje të përbashkët. ab/

foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR