• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Banka qendrore ruse i vazhdoi kufizimet për tërheqjen e dollarëve dhe eurove deri në mars të vitit të ardhshëm

Banka qendrore ruse i vazhdoi kufizimet për tërheqjen e dollarëve dhe eurove deri në mars të vitit të ardhshëm
Moskë, 1 gusht 2022 (MIA) – Banka qendrore e Rusisë sot i vazhdoi kufizimet për tërheqjen e dollarëve dhe eurove nga llogaritë bankare deri në mars të vitit të ardhshëm, njofton Radio Evropa e Lirë. Siç transmeton Beta, Banka qendrore njoftoi se kufizimet, të vendosura pasi vendet perëndimore vendosën sanksione kundër Rusisë në fillim të marsit për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, do të mbesin në fuqi deri më 9 mars të vitit të ardhshëm. Sipas kufizimeve, klientët e bankave në Rusi nuk mund të tërheqin më shumë se 10,000 dollarë (9,734 €). Shumat mbi këtë mund të tërhiqen vetëm në rubla, me një normë të përcaktuar nga banka qendrore. Gjithashtu është e mundur të tërhiqen vetëm paratë e depozituara në llogaritë bankare përpara datës 9 mars 2022 dhe bankat mund të shesin vetëm dollarë dhe euro që i kanë blerë para kësaj date. Kompanive të huaja dhe jorezident në Rusi u ndalohet të tërheqin euro dhe dollarë.. Këto masa janë vendosur për mbështetjen e valutës ruse në kushte të sanksioneve. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR