• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banka Popullore: Sektori bankar është stabil, falimentimi i SVB-së nuk ka efekte të drejtpërdrejta

Banka Popullore: Sektori bankar është stabil, falimentimi i SVB-së nuk ka efekte të drejtpërdrejta

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Falimentimi i Bankës amerikane të Luginës së silikonit (SVB) nuk ka kurfarë pasoja të drejtpërdrejta për sistemin tonë bankar, duke e pasur parasysh ekspozimin e vogël ndaj jorezidentëve, por edhe modelit radicional afarist të bazuar në kreditim të ndërmarrjeve dhe qytetarëve gjatë burimeve stabile të financimit, informuan sot nga Banka popullore.

Nga atje theksojnë se sipas vlerësimeve të institucioneve relevante ndërkombëtare, e para së gjithash rregullatorëve në SHBA, ngjarjet e fundit në sistemin amerikan bankar nuk do të duhej të kenë efekte ndaj stabilitetit financiar në SHBA, ndërkaq nga atje nuk priten as efekte më të konsideruehsme përçuese ndaj stabilitetit financiar global.

"Në këtë kontekst, ngjarjet e fundit në sistemin bankar në SHBA nuk do të kenë efekte të drejtpërdrejta ndaj sistemit tonë bankar, duke pasur parasysh se bankat tona kanë ekspozim mjaft të vogël ndaj botës së jashtme, përfshirë edhe ndaj ekonomisë amerikane dhe bankave amerikane, përkatësisht vetëm 6,6 për qind e obligimeve të përgjithshme të sistemit bankar janë drejt botës së jashtme, ndërsa vetëm 5 për qind e kërkesave janë nga jashtë. Më tutje, bilancet e bankave tona janë jashtëzakonisht solide, me nivel të lartë të kapitalit (nivel më i lartë në dekadën e fundit), likuiditet adekuat dhe cilësi të shkëlqyeshme të portofolit kreditor", theksojnë nga Banka popullore.

Sistemi ynë bankar, siç theksojnë nga Banka popullore, ka model tradicional afarist, të bazuar në kreditim të ndërmarrjeve dhe qytetarëve gjatë burimeve stabile të financimit. Kjo është mjaft më ndryshe nga modeli afarist i bankës amerikane, që është një ndër shkaqet kyçe për falimentimin e saj, ndërkaq bazohet në koncentrim të lartë edhe të bazës depozituese, por edhe në investimet në letra me vlerë (letrat me vlerë merrnin pjesë me 60 për qind në aktivin e përjgithshëm të Bankës së Luginës së silikonit).

"Sistemi ynë bankar ka strukturë të divezifikuar dhe stabile të financimit në të cilën depozitet marrin pjesë me 84 për qind në obligimet e përgjithshme, ndërkaq me atë rast dy të tretat e dpoziteve janë të popullatës. Këto mjete kryesisht plasohen në kredi të personave jofinanciarë të cilët marrin pjesë me 60 për qind në mjetet e përgjithshme të bankave dhe të cilët kanë cilësi të lartë. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e investimeve të bankave në letrat me vlerë të cilat janëe dituar nga jorezidentë është minimale dhe në nivel të sistemit bankar është nën 1 për qind", sqarohet në kumtesën e Bankës popullore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR