• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banka popullore: Rritje e mëtutjeshme e pagesës me kartela pagesore dhe transfere elektronike kreditore

Banka popullore: Rritje e mëtutjeshme e pagesës me kartela pagesore dhe transfere elektronike kreditore

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Trendi i përdorimit të mëtutjeshëm të përforcuar të kanaleve digjitale për kryerje të pagesës në vend, sidomos nga ana e qytetarëve, si gjatë përdorimit të kartelave pagesore, ashtu edhe gjatë përdorimit të aplikacioneve mobile për inicimin elektronik të transfereve kreditore ose të ashtuquajtura fletëpagesa. Këtë e tregojnë të dhënat nga fusha e statistikës pagesore për tremujorin e parë të vitit 2023, që i publikoi Banka popullore e Maqedonisë së Veriut.

Siç informojnë nga Banka popullore, në tremujorin e parë të vitit 2023 rritja vjetore e përdorimit të kartelave pagesore në vend për transaksione me para kesh dhe për pagesë të produkteve dhe shërbimeve në vend nga ana e qytetarëve arrin 14,7 për qind tek numri dhe 12 për qind tek vlera e këtyre transaksioneve.

Rritja e dukshme vjetore prej 16,8 për qind është vërejtur tek përdorimi i kartelave për pagesë të produkteve dhe shërbimeve në vend, gjatë rritjes së përforcuar të pagesave të vendeve fizike të shitjes nga 17,4 për qind, poir edhe rritje solide prej 11,1 për qind e pagesës së (internet) vendeve virtuale për shitje.

Rritje e vjetore është vërejtur edhe tek pagesat e qytetarëve me fletëpagesa, si tek numri i transkasioneve pagesore (6,1 për qind), ashtu edhe tek vlera e transaksioneve të realizuara (3,1 për qind), gjatë përdorimit të mëtutjeshëm të rritur të bankarisë elektronike për inicimin e këtyre pagesave. Numri i fletëpagesave të inicuara elektronike në tremujorin e parë nga viti 2023 shënon rritje prej 14,5 përqindëve në bazë vjetore, që është dyfish më shumë nga rritja vjetore në tremujorin e parë të vitit 2022 (7,1 për qind).

Banka popullore thekson se qytetarët kanë përdorur veçanërisht aplikacionet e telefonisë mobile, me të cilat kanë kryer më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të urdhërpagesave të inicuara në mënyrë elektronike.

Të dhënat nga fusha e statistikave të pagesave për tremujorin e parë të vitit 2023, të cilat përveç të dhënave të paraqitura për transaksionet e pagesave të qytetarëve në vend përmbajnë edhe të dhëna për transaksionet e pagesave të personave juridikë në vend, janë të aksesueshme në këtë linku  mb/

QËNDRONI TË LIDHUR