• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Banka Popullore paralajmëron për mashtrimet përmes thirrjeve telefonike të rrejshme, e-mail ose SMS mesazhe

Banka Popullore paralajmëron për mashtrimet përmes thirrjeve telefonike të rrejshme, e-mail ose SMS mesazhe

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Mashtruesit mashtronin qytetarët përmes telefonit, duke u paraqitur në emër të Bankës popullore. Nga Banka popullore sigurojnë përfaqësuesit ose punonjësit e tyre, që në asnjë rast nuk do t'u kërkojë qytetarëve numër llogarie me telefon, PIN ose lloje të tjera të të dhënave personale, as të kërkojë që fondet të depozitohen në një llogari të caktuar bankare.

"Duke keqpërdorur identitetin e Bankës popullore përmes telefonatave, persona të panjohur përpiqen për të përfituar në mënyrë të paligjshme përfitime financiare dhe/ose për të mbledhur të dhëna personale që më pas mund të keqpërdoren. E njoftojmë opinionin se Banka Popullore nuk ka asnjë lidhje me personat që i kanë realizuar thirrjet telefonike dhe apelojmë deri te qytetarët, të mos zbulojë të dhëna personale dhe as të ndërmarrin aktivitete në përputhje me kërkesat e personave të panjohur. Nëse keni marrë, ose nëse në të ardhmen do të merrni, telefonata të papritura, e-mail ose mesazhe SMS nga adresa ose numra telefoni të dyshimtë, në të cilat ju ofrojnë diçka që nuk duket reale dhe e vërtetë, ose nga ju kërkohet të zbuloni të dhënat personale, mos filloni komunikim ku do të jepni të dhënat tuaja personale ose do t'i përgjigjeni një kërkese për një transaksion/pagesë të fondeve tuaja në një llogari bankare", shkruan në njoftimin e Bankës Kombëtare. 

Nëse qytetarët marrin telefonatë ose mesazh përmes një mjeti tjetër komunikimi - e-mail ose përmes rrjeteve sociale, nga personi që dyshohet se është paraqitur rrejshëm si punonjës i Bankës Popullore  kërkohet që menjëherë ta raportojë rastin në Bankën Popullore, përmes e-adresës zyrtare: opstiinfo@nbrm.mkqa

Foto: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR