• e premte, 27 dhjetor 2024

Banka Popullore përgatit statistika në përputhje me standardin më të lartë të FMN-së - SDDS plus

Banka Popullore përgatit statistika në përputhje me standardin më të lartë të FMN-së - SDDS plus

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Përmes performancës cilësore të funksionit statistikor, Banka Popullore kontribuon në forcimin e procesit të vendimmarrjes së aktorëve ekonomikë. Në përputhje me standardet ndërkombëtare, Banka Popullore mbledh, përgatit dhe publikon të dhëna statistikore, në kuadër të kompetencave të saj, dhe vazhdimisht punon në përmirësimin e fushave të veçanta statistikore. Për këtë flet anëtarësimi në standardin më të lartë statistikor për shpërndarjen e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar - SDDS plus, të cilin e përmbushin 30 shtete në botë.

Kjo u theksua në takimin e guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatorit Fadil Bajrami, me drejtorin e Departamentit të Statistikave të FMN-së, Albert Kruse, të mbajtur në kuadër të Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.

"Si pjesë e procesit të harmonizimit me standardet ndërkombëtare statistikore, përfshirë standardin SDDS plus, Banka Popullore vitin e kaluar filloi me publikimin e një grupi të ri të të dhënave statistikore për treguesin e letrave me vlerë të borxhit. Krahas kësaj, banka qendrore vazhdon të punojë për zhvillimin e treguesit të fundit SDDS plus që është nën juridiksionin e saj, llogaritë financiare tremujore. Në këtë kontekst, përveç publikimit të pasqyrave vjetore, në fazë të avancuar janë edhe përgatitjet për publikimin e të dhënave tremujore për llogaritë financiare, gjëndet, me çka do të mundësohet disponueshmëri në informacionet më të shpeshta për politikëbërësit dhe për të kuptuar lëvizjet në sektorë të veçantë. Të dhënat e para për llogaritë financiare tremujore pritet të publikohen deri në fund të këtij viti", thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.

Në takim u theksua se Banka Popullore vazhdimisht aplikon praktika për forcimin e transparencës edhe në këtë fushë, përmes komunikimit të rregullt me ​​reporterët dhe përdoruesit e të dhënave statistikore. Përveç cilësisë, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe transmetimit të të dhënave tek publiku i synuar, nëpërmjet përdorimit të vizualizimit, si dhe publikimit të teksteve dhe përmbajtjeve statistikore, duke përfshirë në platforma me interes të gjerë publik si media dhe rrjetet sociale. FMN do të vazhdojë të mbështesë Bankën Popullore në fushën e statistikave. ls/

Foto: MIA arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR