• e shtunë, 23 nëntor 2024

Banka Popullore nuk i di hollësirat nga bisedat mes bankave dhe Qeverisë për kredinë hungareze

Banka Popullore nuk i di hollësirat nga bisedat mes bankave dhe Qeverisë për kredinë hungareze

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Banka Popullore nuk i di hollësirat nga bisedat ndërmjet bankave dhe Qeverisë për kredinë hungareze dhe fare nuk është e përfshirë në këtë proces. Do të mund të dalë me qëndrim pasi të ketë njohuri më të hollësishme, tha sot guvernatorja Anita Angelovska-Bezhovska. 

"Nuk jemi të përfshirë në këtë proces. Nuk i dimë hollësirat nga bisedat. Kur të kemi njohuri më të hollësishme për bisedime dhe marrëveshje mes bankave dhe Qeverisë, atëherë do të mund të dalim me qëndrimin tonë", tha Angelovska-Bezhoska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas i prezantoi projeksionet makroekonomike të vjeshtës.

Lidhur me paralajmërimet e Qeverisë për huamarrje shtesë, guvernatorja përmendi se ulja e deficitit buxhetor është kyç për stabilizimin e borxhit publik. Në këtë drejtim, i përsëriti rekomandimet e institucioneve financiare ndërkombëtare: konsolidim gradual fiskal, akomodim gradual monetar në përputhje me konsolidimin fiskal dhe intensifikimin e reformave strukturore.

Edhe njëherë porositi se stabiliteti i financave publike është kyç nga dy aspekte: për qëndrueshmërinë afatmesme të sektorit publik (që të mund shteti të përgatitet dhe të ndërtojë kapacitetet e tij për t'u përballur me goditjet e mëtejshme, të ardhshme), si dhe për mbështetjen e politikës monetare. Sa më e kujdesshme të jetë politika fiskale, tha guvernatorja, krijon më shumë hapësirë ​​për zbutjen e politikës monetare, pra kushte më të përshtatshme për të ofruar mbështetje financiare për kompanitë dhe qytetarët përmes normave më të ulëta të interesit.

The National Bank has projected a slowdown of inflation and weaker economic growth for 2024 and 2025, compared to the April projections.

Mbetet nevoja, shtoi, për udhëheqje të politikave të kujdesshme makroekonomike vendore në mënyrë që të mos ketë valë të reja presionesh inflacioniste.

Sipas projeksioneve të vjeshtës të Bankës Popullore, rezervat valutore arritën në 4,9 miliardë euro, që është pak mbi importin katërmujor të mallrave dhe shërbimeve, që vlerësohet si një nivel plotësisht i përshtatshëm dhe në përputhje me strategjinë monetare për ruajtjen e një kursi të qëndrueshëm të valutës vendore në raport me euron.

Sa i përket investimeve të huaja të drejtpërdrejta, projeksionet në afatin e mesëm janë katër për qind nga BPV-ja.

"Ky nivel është i ngjashëm si dy vitet e fundit ose pak më i ulët se ato 4,3 përqind në mesatare. Arritja vazhdon të jetë solide dhe gjysma e parë e këtij viti ishte më e mirë se pritshmëritë tona. Transferet private vitin e kaluar kaluan dy miliardë euro, ishin historikisht më të lartat, ndaj në periudhën afatmesme jemi më të kujdesshëm dhe presim stabilizimin e tyre", tha guvernatorja. qa/bsh/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR