• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç'rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç'rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska i ka prezantuar projeksionet më të reja makroekonomike të Bankës Popullore para korit diplomatik dhe para përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare. Në ngjarjen, që irganizohet rregullisht, pas çdo cikli të ri të projeksioneve makroenomike të Bankës Popullore, ishin të pranishëm përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore (BB), Delegacionit të BE-së (DBE), Kombeve të Bashkuara (OKB), Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), si dhe misionet diplomatike të Bullgarisë, Kinës, Kosovës, SHBA-së, Sllovakisë, Hungarisë, Holandës, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, njoftuan nga Banka Popullore.

Në prezantim është theksuar se parashikohet ngadalësim i mëtejshëm i inflacionit, e cila vitin e kaluar u vendos në nivel njëshifror, në pajtim me realizimin  në tremujorin e parë të këtij viti, me shkallë mesatare vjetore prej 3,4 për qind, të cilat janë më të ulëta nga projeksionet e tetorit.

Parashikohet se inflacioni mesatar për vitin 2024 do të ngadalësohet duke rënë në 3,5 për qind nga 9,4 për qind të vitit të kaluar, duke e shprehur rënien e mëtejshme të çmimeve të naftës dhe ushqimit në tregjet botërore, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv, si dhe kushtet e tensionuara financiare.

Në afat të mesëm, pritet ngadalësim i mëtutjeshëm i inflacionit dhe rënie në mesatare historike prej rreth 2 për qind.

"Megjithatë, rreziqet rreth inflacionit ekzistojnë ende dhe lidhen kryesisht me çmimet e produkteve parësore, ndryshimet në çmimet e rregulluara, si dhe me politikat nga ana e kërkesës. Në të njëjtën kohë, guvernatori theksoi se për momentin është ruajtur angazhimi për maturi në politikën monetare dhe ndryshimet e ardhshme do të varen nga tendencat e tregut valutor dhe nga lëvizja e inflacionit dhe pritjeve inflacioniste, si dhe nga qëndrimi i BQE-së", thuhet në komunikaten për media nga Banka Popullore.

Duke u përqendruar në treguesit e tjerë makroekonomik, guvernatorja theksoi se gjatë rritjes së ekonomisë globale, e sidomos të partnerëve tanë strategjik, pritet që ekonomia vendore do të rritet me normë prej 2,6 për qind këtë vit dhe 3,6 për qind në vitin e ardhshëm, ndërsa pastaj rritja mesatarisht do të përshpejtohet në afat të mesëm. Gjatë neto-të ardhurave solide të projektuara në llogarinë financiare, të cilat do ta tejkalonin deficitin mesatar të llogarisë vijeuse, pritet rritje e mëtutjeshme e rezervave devizore, si garanci për stabilitetin e kursit devizor. mb/

Foto: BPRMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR