• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banka Popullore me rekomandime për qytetarët për blerje të sigurt onllajn

Banka Popullore me rekomandime për qytetarët për blerje të sigurt onllajn

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) – Banka Popullore në faqen e saj në Fejsbuk publikoi rekomandime për qytetarët për blerje të sigurt onllajn. Prej aty thonë se blerja përmes internetit është e lehtë dhe e shpejtë, por se mbrojtja e financave të tyre është me rëndësi thelbësore. 

Nga Banka Popullore rekomandojnë që të blihet nga ueb-faqe të sigurta dhe gjithmonë të kërkohet „https://“ dhe ikonë bllokimi në shiritin e adresave të internetit. Gjatë blerjes të përdoren lidhje të sigurta interneti, gjegjësisht asnjëherë të mos blihet përmes rrjetit publik Wi-Fi dhe rregullisht qytetarët t’i kontrollojnë llogaritë e tyre për transaksione të paautorizuara. 

"Mundëso vërtetimin me dy faktorë: Shtoni shtresë shtesë të sigurisë në llogaritë tuaja. Keni kujdes nga ofertat shumë të mira: Nëse duket shumë mirë që të jetë e vërtetë, ka gjasa! Siguria juaj është prioritet – blini me mençuri, qëndroni të mbrojtur!", rekomandojnë nga Banka Popullore. 

Përndryshe, sot fillon Black Friday, ditë në të cilën shumica e produkteve për konsum të gjerë ofrohen me çmime të ulura. fc/

Fotografia: Banka Popullore

QËNDRONI TË LIDHUR