• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banka Botërore planifikon të ndajë rreth 700 milionë euro për zbatimin e strategjisë së për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut

Banka Botërore planifikon të ndajë rreth 700 milionë euro për zbatimin e strategjisë së për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Banka Botërore sot ka njoftuar se Bordi i drejtorëve ekzekutivë e ka shqyrtuar strategjinë e re për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut 2024-2028, në të cilën fokus do të vendoset në përforcimin e konkurrencës së vendit, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përfocimin e rezistencës së ndryshimeve klimatike.

"Strategjia e thekson nevojën për Maqedoninë e Veriut që ta nxisë rritjen në krijimin e disa vendeve të punës në konteks, që vazhdon të mbështetet në ndërmarrje mikro dhe të vogla me qasje të kufizuar deri në shkathtësi dhe financa të nevojshme për inovacione dhe rritje të tregjeve gjithnjë e më konkurruese vendore, rajonale dhe globale. Mospasja e mundësive të mjaftueshme për vende pune dinamike e nxit emigrimin, i thellon sfidat demografike dhe e pengon përmirësimin e produktivitetit", thuhet në kumtesën e Bankës Botërore.

Sipas drejtorit të Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Maksimiliano Paoluçi, që të mbahet zhvillimi i Maqedonisë së Veriut, është prioritete krijimi i vendeve tërjeqëse të punës, sidomos për të rinjtë, ndërsa për këtë duhet të krijohen kushte për sektorin privat që të jetë shtytës prë rritje dhe për krijimin e vendeve të punës.

Strategjia, siç theksohet në komunikatë, parashikon edhe përpjekje globale për promovimin e ndërlidhjes më të madhe të vendit me tregjet rajonale dhe globale që të lehtësohet tregtia dhe aderimi drejt Bashkimit Evropian.

Për zbatimin e Stratergjisë, Banka Botërore planifikon të sigurojë rreth 700 milionë euro për financim në pesë vitet e ardhshme, e shoqëruar me programe këshillëdhënëse dhe ndihmë teknike.

Tranzicioni i gjelbër, theksohet në njoftim, do të marrë një nxitje të konsiderueshme edhe nga mbështetja e shtuar nga Korporata financiare ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore.

Drejtori rajonal për Ballkanin Perëndimor në IFC, Nikola Markie, beson se përfshirja e kapitalit privat në investimet në energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë është e nevojshme për të ruajtur trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut.

Bordi i drejtorëve ekzekutiv të Bankës Botërore javën e kaluar miratoi gjithashtu dy projekte të reja investimi për vendin - për përmirësimin e shërbimeve sociale në vlerë prej 27,5 milionë euro dhe 31 milionë euro për projektin e përmirësimit dhe zhvillimit të rrugëve, i cili duhet të ndihmojë në përmirësimin e lidhja transportuese përgjatë seksionit nga Korridori VIII, ndërmjet Shkupit dhe Deve Bair. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR