• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ballkani sërish kaplohet nga vala e të nxehtit

Ballkani sërish kaplohet nga vala e të nxehtit

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Vala e re e të nxehtit sërish e kaploi Ballkanin vetëm tre javë pasi që e fundit shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të rajonit.

Në Shqipëri, ku temperaturat tejkalojnë 40 gradë Celius, Qeveria sot kumtoi se "secili zjarr i qëllimshëm apo i rastësishëm" mund të çojë drejt dënimit me burg prej 15 viteve.

Temperaturat e larta të ajrit në Shqipëri e shtojnë rrezikun nga zjarret të cilat mund të kenë pasoja katastrofike për mjedisin jetësor dhe të rrezikojnë jetë për shkak të erës që e përhapë zjarrin. Një shkëndijë mund të shkaktojë dëm të madh, kumtoi Minsitria shqiptare e Mbrojtjes.

Shërbimi hidrometeorologjik serb (RHMZ) sot paralajmëroi valë të të nxehtit që pritet të zgjasë gjatë tërë javës, me temperatura deri 40 gradë Celsius dhe netë tropike në mjediset urbane.

Sipas RHMZ-së, vala e të nxehtit do të shoqërohet me deficite të konsiderueshme të reshjeve, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit është dhënë alarm i portokalltë meteorologjik i cili tregon për kushte të rrezikshme meteorologjike.

Në Kosovë, ku të nxehtit po shoqërohet me stuhi ranore, autoritetet shëndësore u bënë thirrje qytetarëve sa më shumë ta evitojnë qëndrimin në diell.

UV indeksi do të jetë shumë i lartë. Njerëzit me sëmundje kronike duhet të evitojnë dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo të mbajë syze dielli, kapela dhe veshje të lehta. Shoferët rekomandohen të jenë të kujdesshëm, paralajmëroi Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.

Shërbimi evropian për ndryshime klimatike Kopernikus sot theksoi se temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit (korrik 2023 - qershor 2024) është më e larta e regjistruar deri më tani. SHkencëtarët theksojnë se valët e të nxehtit janë për shkak të ngrohjes globale lidhur me ndryshimet klimatike. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR