• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Ballkani i hapur" ka shumë mangësi, do të duhet ta rishikojmë me partnerët strategjikë, thotë Mickoski

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Iniciativa Ballkani i Hapur ka shumë mangësi dhe nuk është i kompletuar. Nuk ka qarkullim më të shpejtë të personave dhe mallrave se sa kur nuk i kemi kufijtë që fatkeqësisht ekzistojnë sot dhe për të cilët fatkeqësisht ende po debatojmë se ku janë në rajon, tha sot kryeministri Hristian Mickoski.

Mickoski tha se secila iniciativë rajonale që mund të shtojë vlerë është e mirë, por gjërat patjetër duhet parë realisht.

"Nëse tashmë e kemi këtë lloj të iniciativës, atëherë duhet të jetë e kompletuar, ndërsa ashtu siç është, nuk është e kompletuar. Në fund të ditës, synimi i të gjitha vendeve të rajonit është anëtarësimi në BE, nuk ka qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave se kur nuk i kemi kufijtë që fatkeqësisht ekzistojnë sot dhe për fat të keq ende sot po debatojmë në rajon", tha Mickoski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

I pyetur për të sqaruar qëndrimin e djeshëm për tentativat për destabilizim të vendit, Mickoski përsëriti se qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë përballë provokimeve dhe të fokusohen në zhvillime, investime dhe ndërtime.

"Sjelljet e këtij lloji të politikanëve dhe biznesmenëve të pasuruar i përcjellim në kurrizin e qytetarëve dhe nga sjellja e tyre mund të konstatojmë se janë të pafuqishëm të mobilizojnë protesta afatgjata pa shkaktuar incidente ndëretnike, urrejtje etnike, padurim etj. Dhe prandaj në periudhën në vijim do të ketë provokime. Do të vijoj një lloj i tillë i provokimeve, të jemi të qetë sepse kemi synim të zhvillohemi dhe të ecim përpara për të sjellë investime, për të ndërtuar, për të korrigjuar atë që ishte e kundërta", tha Mickoski.

Duke komentuar qëndrimet e LSDM-së se gjatë qeverisjes së tyre janë përballur me disa kriza, ai ka theksuar se në atë periudhë LSDM-ja e ka rritur borxhin e shtetit për katër miliardë euro. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR