• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Ballkan 2024": Stereotipet dhe tradita janë ende barriera për gratë nga Maqedonia e Veriut, nevojiten masa të domosdoshme sistematike për më shumë gra në pozita udhëheqëse

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Stereotipet, tradita, kultura dhe besimi janë vetëm disa nga sfidat, me të cilat përballen gratë në vend. Sipas statistikave, edhe pse në pozita të njëjta me meshkujt për sa i përket punës, ato marrin paga më të ulëta, gjegjësisht kur bëhet fjalë për funksionet drejtuese, u tha para fillimit të Forumit Ekonomik të Grave (VEF) - Ballkan 2024 që po mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Të pranishmit dërguan mesazh se dukshmëria e grave duhet të rritet, duke marrë parasysh rolin e saj jashtëzakonisht të rëndësishëm në shoqëri.

Gjithashtu u theksua edhe nevoja për ndërmarrjen e masave sistematike për vendosjen e më shumë grave në pozita drejtuese.

"Luajmë rol kyç, por ai nuk është i dukshëm, patjetër duhet të rritet dukshmëria e grave. Ato gjithashtu duhet të jenë të lidhura mes vete. Këtu, në Forum, nuk jemi ​​vetëm për të diskutuar, por edhe për të definuar zgjidhje konkrete. Këtu tek ne, në Maqedoni, stereotipet, tradita, kultura dhe besimi janë sfidat që duhet të kapërcehen. Këto janë barrierat tona të instaluara në jetën tonë për shekuj. Mënyra e vetme për t'u përballur me to është t'i sfidojmë dhe vazhdimisht të përmirësojmë veten në mënyrë që të mund të vazhdojmë përpara", deklaroi Lenka Ugrinovska, kryetare e Shoqatës së grave menaxhere ELIT dhe kryesuese e G100 për Maqedoninë e Veriut.

Ugrinovska përmendi se në sfera të ndryshme, raporti i grave në pozitat udhëheqëse është e ndryshme.

"Në sistemin bankar, për shembull, është 20 deri 30 për qind, ndërsa në sektorin e TI-së është 30-40 për qind, gjë që na bën vend lider në Evropë. Kompanitë më të mëdha në vendin tonë që kanë femra në poste udhëheqëse janë 'Alkaloid' dhe 'Usje'", tha kryetarja e ELIT.

Makedonka Dimitrova, kryetare e Bordit Organizativ të VEF dhe kryetare e Institutit për Qëndrueshmëri EKOS, vlerësoi se gjendja e grave është duke u përmirësuar jo vetëm në vend, por edhe në përgjithësi, në kuadër botëror.

"Së bashku jemi shumë më të fuqishëm. Për këtë shkak ne po organizojmë këtë Forum, ndërsa jo rastësisht gjithë qëndrueshmëria si lajf motiv përshkon të gjitha panelet. Do të flasim se si bizneset mund të jenë të qëndrueshme, sa mund ta katalizojnë gratë këtë proces, sa mund të mbështesin një tranzicion të gjelbër, nëse po përballemi me të njëjtat sfida, me cilat praktika dhe metoda mund të përmirësohet pozita e gruas dhe si mund të krijojnë kompanitë një mjedis që do të inkurajojë zhvillimin e karrierës së grave, por edhe kushte për të kapërcyer barrierat tradicionale, gjegjësisht mardhënien e gruas si bashkëshorte, nëna, nuse"..., theksoi Dimitrova.

Sipas saj, gratë në vend nuk janë aq konkurruese sa burrat në tregun e punës.

"Statistikat tregojnë se gratë në të njëjtat pozita marrin të ardhura më të ulëta dhe ne thjesht për këtë po angazhohemi, që të ardhurat janë reflektim i cilësisë dhe i gatishmërisë, e jo i përkatësisë gjinore. Pozicionet udhëheqëse veçmas do t'i veçoja, por tani ka të a.q kuota në vendet e BE-së që duhet të përmbushen në vitet e ardhshme. Këtu pak ngecim", tha Dimitrova. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR