• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajrami: Ngritja e nivelit të njohurive në fushën e sigurisë kibernetike

Bajrami: Ngritja e nivelit të njohurive në fushën e sigurisë kibernetike

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, ka mbajtur sot një trajnim dedikuar për nëpunësit shtetërorë dhe publikë në vend, i cili po zbatohet në kuadër të projektit "Qeverisja e mirë në fushën e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor".

Ngjarja organizohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, së bashku me DCAF - Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë.

Ministri Bajrami, siç citohet, theksoi rëndësinë e trajnimeve të tilla mbi përforcimin e kapaciteteve kombëtare për ballafaqim me kërcënimet kibernetike dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike, të cilat janë prioritet për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Çdo trajnim përbëhet nga disa tema që janë krijuar për një target grup specifik dhe kanë për qëllim ngritjen e nivelit të njohurive në fushën e sigurisë kibernetike dhe rrjedhimisht ngritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në institucion", tha ministri Bajrami.

Bajrami theksoi se  ndër synimet strategjike janë: Ndërtimi i një infrastrukture TIK rezistente ndaj kibernetikës, identifikimi dhe zbatimi i zgjidhjeve të përshtatshme për mbrojtjen e interesave kombëtare, promovimi i kulturës së sigurisë kibernetike për të rritur ndërgjegjësimin dhe kuptimin e opinionit publik për kërcënimet kibernetike, si dhe ndërtimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të nevojshme mbrojtëse kombëtare, si dhe reduktimin e rreziqeve të mundshme në hapësirën kibernetike.

Siç informon MSHIA, ndër temat e trajnimit ishin: Peizazhi i sigurisë kibernetike në Ballkan: Përmbledhje e vitit 2023 dhe Parashikimet e vitit 2024, Roli i personelit të TI-së në sektorin publik në menaxhimin e sigurisë Kibernetike, Përgjigja ndaj krizave Kibernetike dhe incidenteve, dhe theksi në masat mbrojtëse. sa/

Foto: MSHIA

QËNDRONI TË LIDHUR