Bajrami: Asnjë garniturë politike në pushtet nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian
- Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen evropiane të vendit. Mbështetja që kemi nga partnerët tanë evropianë është më e madhe se kurrë më parë dhe ky është një moment dhe mundësi që duhet ta shfrytëzojmë, theksuan nga Fronti Evropian.
Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen evropiane të vendit. Mbështetja që kemi nga partnerët tanë evropianë është më e madhe se kurrë më parë dhe ky është një moment dhe mundësi që duhet ta shfrytëzojmë, theksuan nga Fronti Evropian.
"Nuk guxojmë të ndalemi, ndërsa aq më pak të kthehemi mbrapa. Ne e dimë se si ta përgatisim vendin tonë për BE duke i thënë jo "Rusisë dhe "jo" forcave politike që përfaqësojnë mentalitet të regresionit dhe izolimit të vendin tonë, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri teknik i Shoqërisë informatike dhe administratës, Naim Bajrami.
Në pyetjen e një gazetari lidhur me legjitimitetin dhe legjimitetin e koalicioneve pas zgjedhjeve dhe paralajmërimit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se për ta partner i dëshiruar për koalicion është koalicioni i opozitës shqiptare "VLEN", Bajrami deklaroi se nuk mundet askush ta kundërshtojë legjitimitetin e një strukture të caktuar politike siç është Fronti Evropian.
"Do të thotë, askush nuk mund të refuzojë legjitimitetin e palës tjetër, duke kërkuar legjitimitet nga populli i tyre që përfaqëson, sepse ne jemi një demokraci konsociacionale që paraqitemi si një demokraci konsensusi dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë. Asnjë rrugë tjetër. Çdo aventurë e tillë politike do të jetë e rrezikshme për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe për të gjitha rrethanat politike që do të ndodhin pas 8 majit. Të jeni të sigurt se asnjë garniturë politik - pushtet nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian, sepse deputetët e Frontit Evropian janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar, të popullit turk, të popullit boshnjak, të popullit rom dhe të gjithë kombësitë që përfaqësohen në këtë platformë, në këtë program zgjedhor Evropa 2023-2030. Të jeni të sigurt se aventurat politike do të përfundojnë në mënyrë të palavdishme dhe në fund do të fitojë populli", thotë Bajrami.
Sipas tij, askush nuk mund ta mohojë gjithë kapitalin politik të krijuar ndër vite.
"Këtë nuk mund ta bëjë as Hristijan Mikoski dhe askush tjetër. Nga ana tjetër, nuk duam as ne ta bëjmë këtë në anën tjetër realisht. Kjo është demokraci konsociacionale, të gjitha segmentet e shoqërisë janë të përfaqësuara në pushtetin politik, në sistem. Pra, një gjë është e sigurt - gjendja faktike gjithmonë e ka përcaktuar gjendjen juridike. Kurrë nuk ka qenë ndryshe. Në momente të caktuara ka qenë, mirëpo ka përfunduar në mënyrë të palavdishme dhe ka përfunduar shumë keq", thotë Bajrami. ls/
Foto: Printskrin