• e diel, 06 tetor 2024

Bajdeni thotë se ndihma për Gazën me gjasë do të hyjë “në 24 deri 48 orët e ardhshme”

Bajdeni thotë se ndihma për Gazën me gjasë do të hyjë “në 24 deri 48 orët e ardhshme”

Uashington, 20 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi sot se kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë në Gaza në 24 deri 48 orët e ardhshme.

"Besoj se në 24 deri 48 orët e ardhshme 20 kamionët e parë do ta kalojnë kufirin", tha Bajdeni teksa u takua me shefat e Bashkimit Evropian në Shtëpinë e Bardhë.

Bajdeni tha se ka si detyrim nga Izraeli dhe presidenti egjiptian që të lejohet ndihma, por "autostrada duhej të shtrohej, sepse ka qenë në gjendje tepër të keqe".

Grupi islamik palestinez Hamas filloi sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor, me çka jetën e humbën 1.400 njerëz, kryesisht civilë.

Izraeli që atëherë e ka bombarduar Gazën. Të paktën 4.137 palestinezë janë vrarë deri më tani në sulmet ajrore izraelite, përfshirë qindra fëmijë, kumton Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR