• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bajdeni fitoi bindshëm në Karolinën e Jugut për nominim të demokratëve

Bajdeni fitoi bindshëm në Karolinën e Jugut për nominim të demokratëve

 Kolumbi, Karolina e Jugut, 4 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhosef Gajdeni fitoi lehtësisht zgjedhjet për nominimin presidencial të Partisë Demokratike në Karolinën e Jugut, duke mposhtur kandidatët e tjerë demokratë, duke fituar të 55 delegatët demokratë në atë shtet.

Bajdeni i mundi kandidatët e tjerë demokratë, duke përfshirë përfaqësuesin e Minesotës, Din Filips dhe autoren Mariana Uilliamson. 

"Në vitin 2020,  votuesit e Karolinës së Jugut ishin ata që ua dëshmuan ekspertëve se gabojnë. Ata i dhanë frymë të re fushatës sonë dhe na vunë në rrugën për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Këtë vit, njerëzit e Karolinës së Jugut kanë folur përsëri dhe nuk ka dyshim se ata na kanë vënë në rrugën për ta bërë Donald Trampin përsëri humbës", tha Bajdei në një deklaratë.

Ky votim i parë zyrtar në garën për nominimin e Partisë Demokratike, të cilin Bajdeni është pothuajse i sigurt se do ta fitojë, ishte kryesisht për të testuar nivelin e pjesëmarrjes së votuesve, veçanërisht në mesin e elektoratit afrikano-amerikan. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR