• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajdeni dhe Merkeli: Gjermania dhe SHBA-ja bashkë do ta kundërshtojnë agresionin rus

Bajdeni dhe Merkeli: Gjermania dhe SHBA-ja bashkë do ta kundërshtojnë agresionin rus
Uashington, 16 korrik 2021 (MIA) – Presidenti amerikan Zhozef Bajden pas takimit me kancelaren gjermane Angella Merkel deklaroi se të dyja vendet nuk do të heqin dorë nga parimet demokratike dhe të drejtat universale të njeriut, në kundërshtim me veprimet e Kinës. “Gjermania dhe SHBA-ja do ta kundërshtojnë agresionin rus”, tha Bajdeni. Në fillim të paraqitjes së tij, presidenti amerikan shprehu keqardhje për pasojat nga vërshimet në të cilat humbën jetën dhe u zhdukën dhjetëra njerëz në Gjermani dhe disa vende evropiane. Bajdeni tha se e ka transmetuar shqetësimin e tij drejtë kancelarit gjerman për shkak të ndërtimit të gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”. “Miqtë e mirë nuk mund të pajtohen për gjithçka”, tha presidenti amerikan. SHBA-ja tha se projekti e dëmton sigurinë energjetike evropiane, sepse kjo nënkupton shtrirjen e kontinentit drejtë gazit rus, që mund t’i mundësojë Kremlinit që të bëjë presion ndaj disa vendeve në Evropën Lindore dhe Qendrore. Angela Merkel theksoi se të dyja vendet janë për shoqëri të lira demokratike, duke folur për qëndrimin gjerman dhe amerikan drejtë Kinës. “Mënyrat me të cilat përballemi me Kinën bazohen në vlerat të cilat i ndajmë me SHBA-në. Ne ndajmë mirëkuptim të ndërsjellë se Kina është konkurrenti ynë”, tha Merkeli. Në lidhje me projektin për gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”, kancelarja Merkel tha se ajo është temë në të cilën të dyja palët, siç tha, kanë vlerësime të ndryshme. “Qëndrimet tona dallojnë. Gjermania e konsideron Ukrainën si vend transit”, tha kancelarja gjermane. Ajo gjithashtu theksoi se lufta e suksesshme kundër pandemisë nënkupton numrin më të madh të mundshëm të qytetarëve të vaksinuar në të dyja vendet. Gjermania, shtoi ajo, është jashtëzakonisht e kënaqur nga kthimi i SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për Klimën. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR