• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajden: Xhekson ka mendje brilante juridike me karakter dhe integritet të madh

Bajden: Xhekson ka mendje brilante juridike me karakter dhe integritet të madh
Uashington, 21 mars 2022 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho bajden, përmes Tuiterit sot e shfaqi mbështetjen e tij për emërimin e Ketanja Braun Xhekson për gjyqtare në Gjykatën supreme të SHBA-së. "Me fillimin e dëgjimit për emërimin e saj në Gjykatën supreme, me padurim pres që Senati dhe vendi të shohin se sa jashtëzakonisht e kualifikuar është gjyqtarja Xhekson për punën e saj. Ajo ka mendje briliante juridike me karakter dhe integritet të madh. E di se do të jetë gjyqtare e jashtëzakonshme", shkroi Bajden në Tuiter.

Në dëgjimin katërditor që filloi sot, do të vendoset për atë nëse kjo gjyqtare me prejardhje afroamerikane do të bëhet gjyqtare e Gjykatës penale, që do të jetë për herë të parë në historinë e SHBA-së. Gjykata supreme e SHBA-së është  një nga trupat kyç të pushtetit ligjdhënës-ekzekutiv të vendit.

Gjyqtarja Xhekson u nominua gjyqtare në gjykatën supreme me kërkesë të presidentit, ndërsa vendi mbet i zbrazët pasi që një gjyqtar u pensionua. ab

QËNDRONI TË LIDHUR