• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden thotë se nuk do ta falë djalin e tij Hanter

Bajden thotë se nuk do ta falë djalin e tij Hanter

Uashington, 7 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden deklaroi se nuk do ta falë djalin e tij Hanter, i cili po gjykohet në Delauer nën akuzën se e ka shkelur ligjin i cili ua ndalon shfrytëzuesve të drogës të posedojnë armë zjarri.

Në intervistë për Ej-Bi-Si Njus, ai u përgjigj me "po" pyetjes nëse e hedhë poshtë mundësinë për falje të Hanterit. Ai gjithashtu u përgjigj me "po" pyetjes nëse do ta pranojë aktvendimin në procesin gjyqësor i cili filloi këtë javë.

Nëse dënohet rreth të gjitha pikave në aktakuzën në Delauer, Hanter Bajden përballet me dënim me burg prej 25 viteve, edhe pse të akuzuarit zakonisht marrin dënime më të shkurta, sipas Minsitrisë amerikane të Drejtësisë.

Hanter Bajden, gjykimi i të cilit filloi të martën, është i akuzuar se nuk ka paraqitur përdorim të drogës kur ka blerë pistoletë në vitin 2018 dhe ilegalisht ka poseduar pistoletë 11 ditë në tetor 2018. 

Ai u deklarua i pafajshëm.

Hanter Bajden është djali i parë i një presidenti amerikan i cili është i ndjekur penalisht përderisa babai i tij është akoma në pushtet. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR