• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bajden: Qartë ia bëra me dije Izraelit, pushtimi i Gazës do të ishte gabim

Bajden: Qartë ia bëra me dije Izraelit, pushtimi i Gazës do të ishte gabim

Uashington, 16 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden, deklaroi se qartë ia ka bërë me dije kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se zgjidhja me dy shtete është mënyra e vetme që t'i jepet fund konfiliktit Izraelito-palestinez dhe se pushtimi i Gazës do ishte "gabim i madh".

Bajden deklaroi se po bën gjithçka për të mundësuar lirimin e pengjëve, të cilët i ka marrë grupi militant Hamas në Gazë, por kjo nuk do të thotë angazhim të ushtrisë amerikane. Bajden tha se po punon shumë për këtë çështje dhe nuk do të dalet derisa të lirohen pengjët.

Katari, ku Hamasi ka përfaqësim politk, ndërmjetëson mes grupit islamik palestinez dhe autoriteteve izraelite për lirimin e më shumë se 240 pengjëve.

Presidenti Bajden theksoi se Izraeli ka hyrë në spitalin më të madh në Gazë, Al Shifa, me numër të kufizuar ushtarësh dhe nuk e ka nënshtruar në bombardim masiv.

"U është thënë... biseduam për nevojën për të qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm", tha BAjden, duke shtuar se Izraeli ka obligim të jetë sa më i kujdesshëm në targetimin e caqeve.

Bajden, megjithatë tha se nuk është reale të presim që Izraeli t'i ndërpres aksionet e veta ushtarake, duke marrë parasysh kërcënimet nga zyrtarë të lartë të Hamasit për të nisur një sulm të ri ndaj Izraelit. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR