• e martë, 02 korrik 2024

Bajden: Putin mendonte se NATO-ja do të shpërbëhej - e kishte gabim

Bajden: Putin mendonte se NATO-ja do të shpërbëhej - e kishte gabim

Vilnius, 12 korrik 2023 (MIA) - NATO-ja është "më e fuqishme, më energjike dhe më e bashkuar" se në çdo kohë në historinë e saj, tha presidenti amerikan Xho Bajden pas përfundimit të Samitit të Aleancës në Vilnius, transmetoi Skaj njuz.

Presidenti amerikan tha se Vladimir Putin ndoshta "vë bast se NATO do të shpërbëhet" kur ai filloi pushtimin ndaj Ukrainës vitin e kaluar.

"Ai mendonte se udhëheqësit demokratik do të jenë të dobët"...e kishte gabim, tha Bajden, pastaj mori duartrokitje nga publiku.

Presidenti amerikan me dinjitet i dha respekt Ukrainës për mbrojtjen e territorit të saj.

"Populli i Ukrainës mbeti i pathyeshëm", shtoi ai.

Bajden shtoi gjithashtu se presidenti rus "ende dyshon për madhësinë e fuqisë së NATO-s dhe bën një llogaritje të keqe se partnerët perëndimorë "do të shpërbëhen". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR