• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden paralajmëroi se demokracia është nën kërcënim nga lëvizja MAGA dhe nga Trampi

Bajden paralajmëroi se demokracia është nën kërcënim nga lëvizja MAGA dhe nga Trampi

Uashington, 29 shtator 2023 (MIA) - Në fjalimin kushtuar kërcënimeve ndaj demokracisë, presidenti i SHBA-së, Xho Bajden mbrëmë në Arizonë theksoi se demokracia amerikane është në rrezik nga veprimtaria e lëvizjeve ekstremiste në vend dhe e nderoi "heroizmin" e senatorit republikan, Xhon Mekkejn i cili vdiq në vitin 2018.

Fjalimi preku mbështetjen kryesore për rizgjedhjen e tij - mbrojtjen e institucioneve demokratike nga tendencat destruktive të kandidatit republikan për president dhe ish-president, Donald Tramp.

"Në Amerikë për momentin por ndodhë diçka e rrezikshme", tha Bajden duke aluduar në kërcënimet e kohëmëparshme të Trampit në adresë të përfaqësuesve aktual të administratës.

"E dimë se sa institucionet tona duken të minuara në sytë e popullit amerikan, madje edhe në botë, nga sulmet nga brenda gjatë disa viteve të kaluara", shtoi ai.

Bajden i shprehi respekt senatorit republikan nga Arizona, Xhon Mekkejn, i cili ishte kandidat presidencial nga republikanët në vitin 2008 dhe veteran lufte nga Vietnami i cili i kaloi pesë vite si peng. bajden dhe Mekkejn ishin miq të afërt edhe përkundër dallimeve në pikëpamjet politike.

Në fjalimin e tij në një art-qendër lokale, Bajden tha se SHBA-së i nevojitet një heroizëm i Mekkejnit, "posaçërisht e domosdoshme tani sepse historia soli kohë të re të sprovave".

"Ekziston lëvizje ekstreme e cila nuk i ndan parimet themelore të demokracisë sonë", tha ai dhe shtoi: "Lëvizja MAGA".

Sipas tij, të gjithë republikanët i ndajnë idetë e "MAGA"-s - shkurtesë me të cilën shënohet motoja e fushatës së Trampit "ta bëjmë Amerikën sërish të madhe" (Make America Great Again). 

"Nuk ka dyshim në atë se Partia e sotme republikane është nën kërcënim të ekstremistëve republikanë MAGA", tha ai.

Në fjalim i shpalosi hapat e ndryshëm që Trampi synonte t'i bëjë për rrënim të demokracisë, si për shembull tentimin për të larguar një numër të madh të nëpunësve dhe në vend të tyre të vendosë të dëgjueshmit e tij.

Fjalimi i Bajdenit vjen vetëm tre ditë para bllokadës së mundshme të qeverisë, situatë e provokuar nga ishtarët e Trampit, republikanët në Dhomën përfaqësuese.

Bajden kumtoi edhe plan për ndarjen e mjeteve për ndërtim të bibliotekës kushtuar Mekkejnit dhe partneritet me Institutin Mekkejn dhe Universitetit shtetëror Arizona. Paratë di të sigurohen nga programi për zhvillim të infrastrukturës Plani amerikan për shpëtim. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR