• e premte, 27 dhjetor 2024

Bajden më asnjë simptomë Kovidi, kumtoi mjeku i tij

Bajden më asnjë simptomë Kovidi, kumtoi mjeku i tij
Uashington, 25 korrik 2022 (MIA) – Presidenti amerikan, Xho Bajden nuk ka thuajse asnjë simptomë të Kovid-19, që kur ishte pozitiv javën e kaluar, kumtoi sot mjeku i tij. "Në këtë moment, simptomat janë hundë e bllokuar dhe dhimbje minimale fyti", tha mjeku i Bajdenit, doktor Kevin O'Konor, në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. Gjatë fundjavës, dhimbjet në trup dhe kolla u zvogëluan, ndërsa presidenti nuk pati vështirësi me frymëmarrjen, shtoi mjeku. Ai e përsëriti se mushkëritë e presidentit Bajden janë në rregull dhe se mirë ka reaguar në terapinë e përshkruar. Bajden të enjten ishte pozitiv në Kovid-19.

QËNDRONI TË LIDHUR