• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden: Kina është e vetëdijshme për pasojat ekonomike nëse ndihmon Rusinë

Bajden: Kina është e vetëdijshme për pasojat ekonomike nëse ndihmon Rusinë
Bruksel, 24 mars 2022 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, deklaroi se beson që Kina është e vetëdijshme për pasojat ekonomike  që mund t'i ndodhin nëse Pekini i ofron ndihmë Rusisë. Ai shtoi se ka pasur "bisedë shumë të hapur" me presidentin kinez Si Xhinping në lidhje me atë temë javën e kaluar. Bajden theksoi se Kina bën përpjekje të zhvillojë lidhje më të fuqishme ekonomike me Perëndimin. "Mendoj se Kina e kupton që e ardhmja e saj ekonomike është shumë më e lidhur me Perëndimin se sa me Rusinë", potencoi Bajden. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR