• e diel, 24 nëntor 2024

Bajden do të paraqitet në Viksonsin dhe Pensilvani

Bajden do të paraqitet në Viksonsin dhe Pensilvani
Uashington, 5 shtator 2022 (MIA) - Në SHBA sot festohet Dita e punës dhe presidenti Xho Bajden ka caktuar fjalime parazgjedhore në Viskonsin dhe Pensilvani. Paraqitjet e tij janë në prag të zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit për kur ekipi i tij shpreson fitore të demokratëve dhe ruajtje të shumicës në Kongres.

Në Pensilvani, Bajden do të paraqitet në mbështetje të kandidatëve Xhon Feterman dhe Xhosh Shapiro, dhe para sindikatave dhe organizatës së metalurgëve nga fabrika e çelikut në Piutsburg. Kjo do të jetë vizita e tij e tretë në pensilvani për një javë.

Në Viskonsin, ndërkaq, demokratët shpresojnë për zgjedhje të sërishme të guvernatorit demokrat Toni Evers, ndërsa vizita e Bajdenit do të jetë në mbështetje të Mondale barns, ta heqë senatorin aktual, republikanin Ron Xhonson.

Bajden gjatë javëve të kaluara e përforcoi kritikën ndaj ish-presidentit Donald Tramp dhe mbështetësve të tij, ndërkaq me qëllim që ta rritë daljen e demokratëve dhe të tërheqë vëmendje tek republikanët e matur.

Nga ana e vet, republikanët shpresojnë ta kthejnë shumicën në Dhomën përfaqësuese, e madje edhe në Senat.

Tradicionalisht, partia opozitare merr më shumë vende në zgjedhjet e para pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri. Por Bajden dhe ekipi i tij konsiderojnë për një sërë suksesesh me miratimin e disa ligjeve të rëndësishme dhe shqetësimin e zgjedhësve pasi që  Gjykata supreme e hoqi të drejtën kushtetuese të abortit, me çka dalja e votuesve demokratë pritet të rritet. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR